Flash News

Bota

Bilanci i Covid-19 në botë/ Shkon në mbi 161 milionë numri i rasteve pozitive, kryeson SHBA-ja dhe India

Bilanci i Covid-19 në botë/ Shkon në mbi 161 milionë numri i
Foto ilustruese

Covid-19 iu ka marrë jetën 3,346,796 njerëzve në të gjithë botën. Sipas të dhënave të Ëorldmeter janë regjistruar mbi 161 milionë raste pozitive me Covid-19 dhe rreth 139 milionë të shëruar.

SHBA-ja është shteti më i goditur me rreth 598 mijë viktima dhe afërisht 34 milionë raste pozitive. Pas saj renditet Inida, e cila po përballet me rritje "të frikshme" të shifrave me koronavirus. Deri më sot ajo ka regjistruar 258,351 viktima dhe rreth 24 milionë raste.

Shteti i tretë më i goditur në botë është Brazili, me afërsisht 430 mijë jetë të humbura dhe mbi 15 milionë raste. E katërta në radhë me bilanc më të rënduar në botë dhe e para në Europë është Franca. Ajo ka regjistruar mbi 107 mijë viktima dhe mbi 5.8 milionë viktima.

Të fundit