Flash News

Bota

Bill Clinton shtrohet në spital, shkaku s'ka lidhje me Covid-19

Bill Clinton shtrohet në spital, shkaku s'ka lidhje me Covid-19

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton është shtruar në spital për të marrë trajtim mjekësor për një "infeksion jo të lidhur me Covid", shkruan BBC.

75-vjeçari është në gjendje të gjendje të stabilizuar shëndetësore, tha zëdhënësi Angel Ureña.

Në një deklaratë mjekët e tij thanë se Clinton kishte marrë antibiotikë dhe lëngje. Ata shtuan se ish-presidenti po mbahet në spital për "monitorim të vazhdueshëm".

"Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve", u shprehen mjekët.

Bluzat e bardha në spital janë në kontakt me ekipin mjekësor të Clinton në Nju Jork, si dhe kardiologun e tij dhe thanë se ai do të shkonte së shpejti në shtëpi.

Clinton shërbeu si president i SHBA nga 1993 deri në 2001. Në vitin 2004, aiiu nënshtrua një operacioni dhe dhjetë vjet më vonë bëri sërish një ndërhyrje.

Jo shumë kohë pas operacionit të dytë, ish -presidenti, i cili ishte i njohur për dashurinë e tij për ushqimet me yndyrë, u bë vegan.

Të fundit