Flash News

Bota

Bisedimet në Bjellorusi, ambasada ruse në Tiranë zbardh detajet: Është e mundur të parashikohen qëndrimet e përbashkëta

Bisedimet në Bjellorusi, ambasada ruse në Tiranë zbardh detajet:

Ambasada ruse në Tiranë ka zbardhur detaje nga bisedimet mes dy delegacioneve ruse dhe ukrainase në Bjellorusi, të cilat u zhvilluan në ditën e pestë të luftimeve në Ukrainë.

Sipas kreut të delegacionit negociues nga pala ruse, Vladimir Medinskij, pas bisedimeve që zgjatën rreth pesë orë, janë gjetur disa pika për të cilat është e mundur të parashikohen qëndrimet e përbashkëta.

Negociatat me Palën ukrainase kanë përfunduar. Ato zgjatën rreth pesë orë. Gjatë kësaj kohe i kemi shqyrtuar në detaje të gjitha pikat e rendit të ditës. Ne gjetëm disa pika për të cilat është e mundur të parashikohen qëndrimet e përbashkëta.

Dhe, më e rëndësishmja, ramë dakord të vijojmë procesin e negociatave. Takimi i radhës do të zhvillohet në ditët në vijim në kufirin polako-bjellorus. Deri në këtë kohë, udhëheqja e secilit prej delegacioneve do të konsultohet për të gjitha qëndrimet negociuese me udhëheqjen e vendit”, ka deklaruar Medinskij sipas ambasadës ruse.

Të fundit