Flash News

Bota

Bisedimet në “pauzë”/ Bombardime gjatë mëngjesit në Kiev, 2500 civilë të vrarë në Mariupol

Bisedimet në “pauzë”/ Bombardime gjatë mëngjesit

Dy shpërthime shumë të forta u dëgjuan në qendrën e Kievit rreth orës 5 të mëngjesit, sipas CNN. Një bllok apartamentesh në periferinë e qytetit u godit nga sulmet ruse. Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, më shumë se 2,500 civilë kanë humbur jetën, vlerësojnë zyrtarët ukrainas.

Ndërkohë, raundi i katërt i bisedimeve midis negociatorëve rusë dhe ukrainas u vendos në "pauzë", sipas negociatorit të Ukrainës, i cili vuri në dukje se "negociatat vazhdojnë".

SHBA-të kanë informacione që tregojnë se Kina është shprehur e hapur për t'i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare. Por nuk është ende e qartë nëse Kina synon t'i japë Rusisë ndihmë.

Kryediplomati i Kinës, Yang Jiechi u tha zyrtarëve amerikanë se Pekini i vjen keq për luftën në Ukrainë, por nuk do të përballojë asnjë përpjekje për të "përlyer" Kinën mbi pozicionin e saj.

Korrespondenti i Fox Neës, Benjamin Hall, i cili ishte vendosur javët e fundit për të mbuluar luftën në Ukrainë, është plagosur ndërsa raportonte pranë Kievit. Lëndimi i Hall vjen një ditë pasi Brent Renaud, një gazetar amerikan u vra në qytetin ukrainas të Irpin.

Liderët e NATO-s mund të takohen në Bruksel javën e ardhshme për atë që do të ishte një takim i jashtëzakonshëm, sipas një burimi diplomatik. Ndërsa, takimi i kësaj jave i ministrave të mbrojtjes të NATO-s pritet të fokusohet në hapat e ardhshëm të aleancës për të forcuar praninë e saj mbrojtëse në Evropën Lindore në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

.

Të fundit