Flash News

Bota

Bisedimet për klimën në Egjipt, shefi i OKB-së bën thirrje për 'veprim'

Bisedimet për klimën në Egjipt, shefi i OKB-së bën

Një raport i ri i OKB-së pretendon se bota është e zhytur thellë në krizën klimatike, pasi rritja e temperaturave globale ka nxitur zjarret, thatësirën dhe përmbytjet.

OKB shton se tetë vitet e fundit e kanë çuar botën drejtë të nxehtit ekstrem. Raporti është publikuar teksa rreth 120 liderë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë sot në ditën e parë të konferencës për klimën COP27 në Egjipt.

Përpara konferencës 13-ditore, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për veprim urgjent.

“Siç e pa kaq qartë Organizata Botërore Meteorologjike, ndryshimet po ndodhin me shpejtësi katastrofike, duke shkatërruar jetë dhe mjete jetese në çdo continent.

Ne duhet t'i përgjigjemi sinjalit të shqetësimit të planetit me veprime, veprime ambicioze dhe të besueshme për klimën. COP 27 duhet të jetë vendi dhe tani duhet të jetë koha", shtoi shefi i OKB-së.

Burimi: Euronews

Të fundit