Flash News

Bota

Bitcoin thyen rekord historik: Arrin në 109,302 dollarë

Bitcoin thyen rekord historik: Arrin në 109,302 dollarë
Bitcoin ka shënuar një rekord të ri historik, duke arritur vlerën prej 109,302 dollarësh, i nxitur nga një valë optimizmi në tregjet financiare pas sinjaleve pozitive nga administrata e presidentit Donald Trump.

Burime pranë Shtëpisë së Bardhë bëjnë me dije se një masë e re ligjore për rregullimin e kriptovalutave është në përgatitje, dhe pritet të vlerësohet në ditët në vijim. Kjo nismë synon të vendosë rregulla të barabarta për të gjithë aktorët, të forcojë mbrojtjen e konsumatorit dhe të aplikojë kufizime të forta kundër pastrimit të parave.

Para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, çmimi i Bitcoin-it ishte në rreth 70,000 dollarë, ndërsa që prej fitores së Trump-it ai është rritur me 55%.

“SHBA do të jetë kryeqyteti global i kriptos,” – ishte zotimi i presidentit amerikan menjëherë pas fitores së tij, çka ka forcuar besimin e tregjeve dhe ka rritur pritshmëritë për zhvillime pozitive në industrinë e aseteve dixhitale.

Sipas të dhënave nga Coinmarketcap:

Kapitali tregtar i Bitcoin: 2,14 trilionë dollarë
Vëllimi tregtar 24-orësh: 111,5 miliardë dollarë

Të fundit