Flash News

Bota

Bjellorusia largon emigrantët nga kufiri me Poloninë, i strehon pas përkeqësimit të kushteve të motit

Bjellorusia largon emigrantët nga kufiri me Poloninë, i strehon pas

Autoritetet në Bjellorusi thonë se kampi i emigrantëve në kufirin me Poloninë është pastruar dhe refugjatët tani janë zhvendosur në një strehë aty pranë. Ndërkohë, qindra të tjerë janë riatdhesuar në Irak, pasi kanë hequr dorë nga çdo shpresë për të arritur në Evropë.

“Që nga 18 nëntori, të gjithë refugjatët nga kampi i improvizuar në kufirin Bjellorusi-Poloni pranë pikës së kalimit Brouzgui janë transferuar në baza vullnetare në një qendër logjistike”, thanë rojet kufitare bjelloruse.

Rojet kufitare polake konfirmuan evakuimin e kampit, i cili vjen pas një jave tensionesh në rritje midis Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, më shumë se 400 irakianë u kthyen në shtëpi dje në fluturimin e parë të riatdhesimit që nga fillimi i krizës.

Lëvizjet e fundit po shihen si një shenjë se udhëheqësi i diskutueshëm i vendit Alexander Lukashenko, i akuzuar për orkestrimin e krizës, tani është i prirur për ta zbutur atë.

Më shumë se 1 mijë njerëz ishin strehuar tashmë të martën në një magazinë pranë kufirit, por Minsk tha se rreth 800 të tjerë ende e kishin kaluar natën jashtë në temperatura nën zero në tenda ose pranë zjarreve.

Sipas rojeve kufitare bjelloruse, ata më në fund u zhvendosën për shkak të "kushteve të përkeqësuara të motit" dhe mundën të merrnin "ushqime, rroba të ngrohta dhe nevoja themelore".

Të fundit