Flash News

Bota

Blinken bisedime me ministrin rus, Lavrov: Rusia nuk ka plane të sulmojë Ukrainën

Blinken bisedime me ministrin rus, Lavrov: Rusia nuk ka plane të

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar bisedime me me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Gjenevë, lidhur me krixën në Ukrainë dhe rrezikun e pushtimit rus.

Al Jazeera shkruan se Blinken ka kërkuar nga aleatët e Uashingtonit nëse Moska vazhdon ofensivën e saj ushtarake për të pushtuar Ukrainën.

SHBA-të i kanë bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mijëra trupa të grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën duke paralajmëruar se çdo lëvizje, do të përballet me një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nga ana e Shtëpisë  së Bardhë.

Moska mohon se po planifikon një sulm dhe kërkon që aleanca ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga SHBA t'i japë fund aktivitetit në Evropën Lindore dhe Ukrainë dhe të mos përqafojë kurrë ish-republikën sovjetike si një anëtare të re.

Ministri rus Lavrov thotë se pret që SHBA-ja të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj kërkesës së sigurisë së Rusisë pas bisedimeve me Blinken.

Ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se i shpjegoi homologut të tij amerikan se Rusia nuk ka plane të sulmojë Ukrainën.

Të fundit