Flash News

Bota

Blinken dhe Liz Truss: Nëse nuk bëjmë mjaftueshëm, agresorët në botë do të inkurajohen

Blinken dhe Liz Truss: Nëse nuk bëjmë mjaftueshëm,

Antony Blinken është duke folur në një konferencë shtypi në Uashington së bashku me sekretaren e jashtme Liz Truss këtë pasdite. Ai tha se nuk mund të kujtojë një kohë kur ka pasur "aq shumë unitet, si në politikë ashtu edhe në parim" midis MB dhe SHBA.

Blinken vazhdoi të vlerësojë reagimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj krizës në Ukrainë.

"Nuk është vetëm qeveria britanike ajo që po nxitet për të ndihmuar Ukrainën, ne po shohim gjithashtu dhembshuri dhe solidaritet të jashtëzakonshëm nga populli britanik."

Kryediplomati amerikan tha se Perëndimi është i bashkuar në thirrjen që Vladimir Putin të lejojë civilët ukrainas të largohen menjëherë nga vendet e konfliktit, duke shtuar se korridoret humanitare që ukrainasit të largohen drejt Rusisë dhe Bjellorusisë janë "absurde".

Më pas, Liz Truss doli në podium, duke pohuar se pushtimi i Putinit në Ukrainë po shkakton "dhimbje dhe vuajtje të pamasë".

Megjithatë, tha ajo, "ai nuk po bën përparimin që kishte planifikuar". Truss tha se Perëndimi "e ka befasuar Putinin me unitetin tonë dhe ashpërsinë e sanksioneve tona", ndërsa "populli i guximshëm ukrainas e ka befasuar atë me vendosmërinë dhe udhëheqjen e tij", shkruan SkyNeës.

"Ne e dimë nga historia se agresorët kuptojnë vetëm një gjë," tha ajo. “Dhe kjo është forca."

"Ne e dimë se nëse nuk bëjmë mjaftueshëm tani, agresorët e tjerë në mbarë botën do të inkurajohen. Dhe ne e dimë se nëse Putini nuk ndalet në Ukrainë, do të ketë implikime të tmerrshme për sigurinë evropiane dhe globale."

Blinken dhe Liz Truss: Nëse nuk bëjmë mjaftueshëm,

Të fundit