Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Blinken: Izraeli të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Izraelit për të bërë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë. Ai i bëri komentet pas takimeve me zyrtarët më të lartë të vendit. Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të bindin Izraelin që të lejojë pauza humanitare për të ndihmuar civilët. Por vizita e kryediplomatit amerikan erdhi mes intensifikimit të sulmeve nga ajri, toka dhe deti në Gazë dhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se nuk do të ketë armëpushim të përkohshëm, nëse nuk kthehen pengjet.
Sekretari Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet me Izraelin, por shtoi se edhe mënyra se si bëhet lufta ka rëndësi dhe tha se duhet bërë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë.
“Hamasi nuk mendon aspak për mirëqenien e popullit palestinez dhe i përdor civilët në mënyrë cinike dhe monstruoze si mburoja njerëzore, duke i vendosur komandantët e vet, armët dhe municionet e tij brenda ose poshtë ndërtesave të banimit, shkollave, xhamive, spitaleve. Por civilët nuk duhet të vuajnë pasojat për brutalitetin e Hamasit. Ne i dhamë Izraelit këshilla që vetëm miqtë më të mirë mund t'i japin se si të minimizohen vdekjet e civilëve, duke arritur njëkohësisht objektivat për gjetjen dhe eliminimin e terroristëve të Hamasit dhe infrastrukturës së tyre të dhunës”.
Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara tek krijimi i kushteve për paqe të qendrueshme drejt një zgjidhjeje me dy shtete.
"Pikërisht tani, në momentet më të errëta, ne duhet të luftojmë më fort për të ruajtur një rrugë drejt stabilitetit, sigurisë, mundësive, integrimit, mirëqenies dhe paqes. Jo nesër, jo pas luftës, por sot."
Por nuk ka shenja se Izraeli po mendon të ndalë sulmet. Pas takimit me sekretarin Blinken, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përjashtoi mundësinë e një armëpushimi të përkohshëm.
“E bëra të qartë se ne vazhdojmë me gjithë forcën dhe se Izraeli refuzon një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin kthimin e pengjeve tona. Izraeli nuk lejon futjen e karburantin në Rripin e Gazës dhe është kundër transferimit të fondeve në Rripin e Gazës”.
Zoti Netanyahu tha se ofensiva ushtarake do të vazhdojë.
“Qëllimi i armiqve tanë është shkatërrimi i shtetit të Izraelit, dhe unë u them atyre: armiqtë tanë do të dështojnë. Ata do të mposhten. Nuk do të ndalemi deri në fitore, derisa të arrihen objektivat që kemi vendosur”.
Ndërkohë ushtria izraelite publikoi pamje të reja nga sulmet kundër militantëve të Hamasit.
Ushtria tha se një nga videot tregonte forcat izraelite duke shkatërruar tunele të Hamasit në Rripin e Gazës.
“Forcat tona vazhdojnë të shkatërrojnë vijat e mbrojtjes së Hamasit në veri të Gazës dhe të marrin nën kontroll zonat qendrore. Ne vazhdojmë të intensifikojmë operacionin tonë dhe të përparojmë sipas planit dhe objektivave që kemi vendosur. Beteja po vazhdon siç e kemi planifikuar, në çdo betejë ne kemi avantazh”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
Hamasi dhe aleati i tij i Xhihadit Islamik thanë se luftëtarët e tyre kishin ndërmarrë goditje me eksplozivë, granata të lëshuara me dronë dhe raketa antitank ndaj trupave që përparonin, në një luftë të ashpër urbane rreth ndërtesave të shkatërruara dhe rrënojave në qytetin e Gazës.
Viktimat në rritje në mesin e civilëve palestinezë, së bashku me mungesat e mëdha të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit, kanë intensifikuar thirrjet nga udhëheqësit botërorë për një armëpushim, ose të paktën një pauzë në luftime. Izraeli i ka hedhur poshtë këto thirrje, duke thënë se luftëtarët e Hamasit fshihen qëllimisht mes ndërtesave ku banojnë civilët.
Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë se nuk po kërkon armëpushim, por vetëm pauza humanitare për të ndihmuar civilët.
Është hera e tretë që Sekretari Blinken qëndron në Izrael, që pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Ai shkon në Jordani të shtunën për t’u takuar me ministrin e jashtëm të vendit. Jordania ka akuzuar Izraelin për krime lufte.
Emiratet e Bashkuara Arabe paralajmëruan të premten se tensioni në Lindjen e Mesme "po i afrohej një pike vlimi" dhe se “rreziku i përhapjes rajonale dhe përshkallëzimit të mëtejshëm është real”./ VOA/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38