Flash News

Bota

Blinken: NATO nuk kërkon konflikt me Rusinë, por do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit

Blinken: NATO nuk kërkon konflikt me Rusinë, por do të

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbajtur sot një video-konferencë me shefin e NATO-s, Jen Stoltenberg.

Blinken deklaroi se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët dhe territorin e saj në rast të ndonjë sulmi rus ndaj aleancës ushtarake transatlantike të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuarara porton Al Jazeera.

“E jona është një aleancë mbrojtëse. Ne nuk kërkojmë asnjë konflikt. Por nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Dhe brenda natës, ne kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha Blinken.

Sekretari i Shtetit pas takimit me ministrat e NATO-s, do t’i bashkohet selisë në Bruksel për një bisedë me ministrat e Jashtëm të BE-së lidhur me luftën në Ukrainë.

Të fundit