Flash News

Bota

SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë

SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin vizituan dje Kievin ku patën edhe një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Kjo ishte vizita e parë e diplomatëve amerikanë që pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë më 24 shkurt. Zyrtarët pohuan se vizita e tyre nuk nënkupton që SHBA-të të bëhen pjesë e luftës, shkruan BBC.

Të dy thanë se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa ushtarake për të luftuar në Ukrainë.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se nuk do të ketë trupa amerikane që luftojnë në Ukrainë dhe kjo përfshin qiejt mbi Ukrainë. Kjo vizitë nuk paraqet përfshirje aktuale nga forcat amerikane”, u shpreh Austin.

Më herët gjatë luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi NATO-s të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin e tij, por ai u refuzua.

Të fundit