Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Blinken sot në Bruksel, pritet të flitet për Ballkanin Perëndimor
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëton sot në Bruksel deri më 29 nëntor për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.
Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftim ka bërë të ditur se Sekretari Blinken do të nënvizojë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Blinken do të theksojë edhe përkrahjen e SHBA-së për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Përveç këtyre temave, Blinken do të diskutojë prioritetet e Samitit të Washingtonit që do të mbahet në korrik të vitit 2024.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë.
Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024", thuhet ne njoftim.