Flash News

Bota

Bllokohet teleferiku në Turqi, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Bllokohet teleferiku në Turqi, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur pasi një kabinë e teleferikut u përplas me një shtyllë të thyer dhe u hap në jug të Turqisë.

Pasagjerët ranë në tokë pas përplasjes të së premtes në mbrëmje, pasi shtylla mbështetëse u shemb pranë Antalias, shkruan BBC

I gjithë sistemi i teleferikut u bllokua ndërsa punonjësit e urgjencës u përpoqën të evakuonin pasagjerët e bllokuar.

Sipas agjencisë turke të menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave, gjithsej 128 pasagjerë u shpëtuan nga 16 teleferikët të premten mbrëma në lagjen Konyaaltı të Antalias.

Por, zyrtarët thanë se 43 pasagjerë mbetën të bllokuar deri të shtunën në mëngjes.

Shtatë helikopterë dhe më shumë se 500 shpëtimtarë, përfshirë alpinistë specialistë, mbetën në vendngjarje të shtunën, tha ministria e brendshme turke në një postim në mediat sociale.

Të fundit