Flash News

Bota

Bllokoi miratimin e buxhetit të BE-së, Orban: Mund të arrihet një marrëveshje, duhet vullnet politik

Bllokoi miratimin e buxhetit të BE-së, Orban: Mund të arrihet

Kryeministri hungarez, Viktor Orban foli për veton që Hungaria vendosi ndaj miratimit të buxhetit të BE-së. Ai tha se bisedimet e bllokuara mund të përfundojnë me një marrëveshje, pavarësisht vetos së Hungarisë dhe Polonisë.

Në një intervistë ai u shpreh se "shumë zgjidhje janë të mundshme, kjo është vetëm një çështje e vullnetit politik".

Miratimi i paketës afatgjate buxhetore të BE-së prej 1.8 trilionë eurosh, ku përfshihet edhe një fond për rimëkëmbjeje nga pandemia, u bllokua nga Hungaria dhe Polonia, më 16 nëntor.

Të dyja këto vende janë kritikuar shpesh nga institucionet e BE-së për mungesë të respektimit të lirive demokratike.

Të fundit