Flash News

Bota

Bloomberg: Trump dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë

Bloomberg: Trump dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dëshiron armëpushim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës deri në Pashkë, raportoi Bloomberg , duke cituar zyrtarë të paidentifikuar.

Trump ka premtuar më parë se do t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve.


Por që nga fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ky afat kohor është “rishikuar”. 

Administrata e SHBA-së u ka thënë zyrtarëve evropianë se shpreson të arrijë një marrëveshje armëpushimi deri në Pashkë, e cila bie më 20 prill, raportoi Bloomberg.

Megjithatë, plani i Trump për një zgjidhje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës është ambicioz dhe “potencialisht jorealist”, ka vlerësuar një burim i paidentifikuar.

Sipas mediave, ka më shumë gjasa që Trump të jetë në gjendje të arrijë një armëpushim në Ukrainë deri në fund të vitit dhe jo deri në Pashkë.

Sidoqoftë, gjatë javës së kaluar, SHBA-ja ka bërë disa lëvizje për të çuar përpara agjendën e saj në raporto me luftën Rusi-Ukrainë – disa prej të cilave kanë alarmuar zyrtarët evropianë dhe ukrainas.

Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin në një telefonatë më 12 shkurt, duke zhvilluar një telefonatë të veçantë me presidentin Volodymyr Zelensky më vonë të njëjtën ditë.

 

Të fundit