Flash News

Bota

Bombardimet izraelite rafshojnë disa ndërtesa banimi/ Humb jetën një gazetar, më shumë se 230 viktima

Bombardimet izraelite rafshojnë disa ndërtesa banimi/ Humb jetën
Foto ilustruese

Avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulmet në Rripin e Gazës në orët e para të së mërkurës, duke rrafshuar ndërtesat e banimit dhe duke vrarë të paktën katër palestinezë, përfshirë një gazetar, raporton AL Jazzera.

Bastisjet e fundit erdhën ndërsa grupet palestineze lëshuan më shumë raketa drejt qyteteve në Izraelin jugor. Nuk ka raportime për të lënduar. Më herët, forcat izraelite vranë katër palestinezë të tjerë dhe plagosën shumë të tjerë.

Të paktën 220 palestinezë, përfshirë 63 fëmijë, janë vrarë në Gaza nga konflikti që u përshkallëzua më 10 maj. Rreth 1,500 palestinezë janë plagosur.

Ndërkohë 12 izraelitë kanë humbur jetën, duke përfshirë dy fëmijë, ndërsa të paktën 300 të tjerë janë plagosur. Përpjekjet diplomatike për një armëpushim, duket se sheshimi i tensioneve është larg.

Të fundit