
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Bombat amerikane në Gjermani/ DW: Distancimi i Trump nga Europa po dobëson mbrojtjen e përbashkët nukleare
Përgjigjen pozitive nga Berlini, Emmanuel Macron, presidenti francez kishte kohë që e priste. Disa herë ai kishte ofruar që të zhvilloheshin bisedime mes Gjermanisë e Francës për mbrojtjen nukleare, mbi bazën e armëve atomike franceze. Deri më tani ishin vetëm fjalë në erë.
Por situata po ndryshon: Kreu i CDU-së, Friedrich Merz me gjasë, kancelari i ardhshëm gjerman, është gati për dialog. Me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të ndodhë që SHBA të mos e ofrojë më mbrojtjen nukleare si deri tani. Merz dëshiron të bisedojë me dy fuqitë atomike Francën dhe Britaninë e Madhe për këtë çështje. Parisi i ka hapur dyert.
Bombat amerikane në Gjermani
Prej dekadash Gjermania ka qenë nën mburojën nuklerare të SHBA. Flitet se në Gjermani gjenden deri në 20 bomba atomike, por kodi për përdorimin e tyre ndodhet vetëm në duart e presidentit amerikan. Nga ana e vet Bundeswehri vë në dispozicion avionët luftarakë, që në rast nevoje do t'i transportojnë ato. NATO e quan këtë organizim të përbashkët„pjesëmarrje nukleare", ku marrin pjesë edhe vende të tjera europiane.
Ekspertët e sigurisë nuk llogarisin me atë që SHBA do t'i heqin armët bërthamore në një të ardhme të afërt. "Nuk mendoj se është një skenar i afërt, sepse NATO dhe pjesëmarrja nukleare janë me rëndësi të madhe strategjike për SHBA për arsye të ndryshme”, është i mendimit, Sascha Hach, ekspert për sigurinë europiane dhe kontrollin e armatimit në Institutin për Studimet e Paqes në Frankfurt, PRIF. "Por megjithatë nuk mund të përjashtohet.” Një nga avantazhet strategjike të SHBA është mundësia e reagimit kundrejt agresioneve ruse në Europë.
Gjermania nuk ka të drejtë të ketë armë bërthamore
Edhe nëse bombat amerikane mbeten në Europë, dyshimet që mbjell Donald Trump lidhur me premtimin amerikan për NATO-n janë të dëmshme dhe minojnë besueshmërinë e kërcënimit nuklear. Gjermania, që gjithmonë është mbështetur tek SHBA synon tani të riorientojë politikën e saj të sigurisë. Bundeswehri do të duhet të armatoset më shpejt se ishte e planifikuar. Edhe për mburojën atomike po debatohet: Sa e vlefshme është ajo në këto rrethana kundër arsenalit të madh nuklear të Rusisë me më shumë se 5500 koka atomike?
Vetë Gjermania nuk lejohet të ketë armë atomike. Këtë e ka përcaktuar "Marrëveshja Dy plus Katër” e ribashkimit të Gjermanisë.
Në Europë vetëm Britania e Madhe dhe Franca kanë armë atomike, Brenda BE vetëm Franca. Një bashkëpunim i ngushtë duket rruga më e mirë. Por ka edhe kufizime: Forcat atomare britanike janë të lidhura ngushtë me ato amerikane dhe në rast konflikti i vihen në dispozicion NATO-s. Ndryshe është situata në Francë, që i jep rëndësi të madhe mëvetësisë së forcave të saj armatosura atomike. Ato nuk janë të varura nga strukturat e përbashkëta komanduese të NATO-s.
Franca zotëron sipas disa llogaritjeve 290 koka atomike që mund të komandohen nga nëndetëse atomike apo avionët luftarakë Rafale. Forcat e armatosura atomike duhet të mbrojnë "interesat vitale” të vendit, thuhet në doktrinën franceze. Sipas interpretimit francez ato njëkohësisht forcojnë edhe sigurinë e Europës duke vështirësuar kalkultimet e armiqve të mundshëm.
Ç'pamje do të kishte një bashkëpunim në këtë drejtim?
Në Paris thuhet, se fillimisht duhet zhvilluar një dialog intensiv. Informacionet mbi mënyrën e veprimit dhe planin strategjik të armëve atomike janë tejet të rëndësishme. Franca ka këtu përvojë me dekada, të cilën Gjermania nuk e ka.
Ajo që mendohet janë trajnime të përbashkëta të aviacionit luftarak francez dhe atij gjerman, thotë eksperti francez i sigurisë, Camille Grand nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Kjo mund të përfshinte edhe aderimin e avionëve Rafale në Gjermani. Nuk bëhet fjalë, si u përfol në media për stacionim të avionëve luftarakë atomikë francezë apo infrastrukturë tjetër nukleare në Gjermani.
Komanda mbetet tek presidenti francez
Franca nuk e shtron për diskutim pjesëmarrjen nukleare tek armët e saj atomike si e praktikon NATO. Prandaj për ekspertin Grand „është gabim që të mendohet, se garancitë nukleare franceze kompensojnë garancitë nukleare amerikane", tha ai për DW.
Qeveria franceze e ka bërë të qartë: Vendimin për përdorimin e armëve atomike ajo nuk do ta lëshojë nga dora. „Pavarësisht se çfarë ndodh, vendimi ka qenë dhe do të mbetet në duart e presidentit të Republikës, kryekomandantit të forcave të armatosura", tha presidenti francez në një fjalim drejtuar kombit në mars.
Çfarë mund të bëjë Europa?
Jo vetëm forcat atomike franceze, edhe ato britanike janë të orientuara mjaft në drejtim të mbrojtjes kombëtare. Britania e Madhe është vendi i vetëm i armatosur nuklear që ka vetëm një tip të caktuar armësh atomike. Kërcënimi nuklear i vendit është tërësisht i bazuar në mbrojtjen detare, katër nëndetëse atomike të stacionuara në brigjet perëndimore skoceze.
Kjo e kufizon mundësinë që këto armë në një të ardhme të afërt të vihen në shërbim të një mbrojtjeje nukleare europiane. Ajo që mund të mendohet është një dialog i përforcuar strategjik por edhe "një deklaratë politike, që dispozitiv nuklear francez dhe britanik në rast nevoje të përdoret edhe për mbrojtjen e territorit europian", thekson eksperti Sascha Hach për DW. „Por nuk e quaj realiste që forcat e armatosura në Francë dhe në Britaninë e Madhe të zhvillohen në atë formë që të përshtaten edhe për mbrojtjen europiane."
Nuk ka rëndësi numri i bombave
Edhe Friedriech Merz në Gjermani e thekson, se nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e armëve atomike të SHBA po për përplotësim të tyre. Jo vetëm për shkak të arsenalit nuklear SHBA shihen si të pazëvendendësueshme në NATO, por edhe për shkak të aftësive të tjera të veçanta të këtyre armëve. Këtu bëjnë pjesë kontakte direkte me qendra e komandove ruse dhe sisteme lajmërimi në lidhje me raketat balistike. Këto ndihmojnë për të shmnagru shkaëllzime të paqëllimshme- „Nëse ne tani në Europë diskutojmë se t'ia bëjmë pa SHBA ne përqëndrohemi tek ajo nëse kemi bomba të mjaftueshme", thekson Hach. Këtu harrohet, që mund të humbasin mekanizma të tjerë të sigurisë pa SHBA, si psh. Kontakte të drejtpërdrejta me palën kundërshrae. „Këtu do të thosha që është në interes të Europës të ngrejë struktura të ngjashme dhe mekanizma mbi të cilat e kemi ne kontrollin.”/DW
Të fundit



Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00