Flash News

Bota

"Bombat bien çdo 10 minuta", vazhdojnë sulmet e ashpra ruse në Mariupol

"Bombat bien çdo 10 minuta", vazhdojnë sulmet e ashpra

Mariupol është vendosur në qëndër të sulmeve. Një oficer ka deklaruar se bombat bien çdo 10 minuta.

“Bombat bien çdo 10 minuta. Anijet luftarake të marinës ruse po bombardojnë. Dje ushtarët çaktivizuan katër tanke, si dhe mjete të blinduara. Ne kemi ende nevojë për municion, armë antitank dhe mbrojtje ajrore”, tha oficeri ukrainas Svyatoslav Palamar.

Ukrainasit vendosën të mos e dorëzonin qytetin e rrethuar nga rusët. Moska u kishte lënë afat deri sot në mëngjes, por ata e refuzuan ultimatumin e Rusisë.

 

Të fundit