Flash News

Bota

Boris Johnson i drejtohet popullit rus në rusisht: Shikoni çfarë po bën Putin në emrin tuaj

Boris Johnson i drejtohet popullit rus në rusisht: Shikoni

Boris Johnson i është drejtuar drejtpërdrejt popullit të Rusisë, duke u thënë atyre në gjuhën e tyre se "meritojnë të vërtetën" dhe "meritojnë faktet". Në një video-mesazh të publikuar sonte, kryeministri përshkroi se si mizoritë e kryera nga forcat ruse që nga pushtimi i tyre në Ukrainë kishin "tmerruar botën".

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri u kërkoi gjithashtu njerëzve të Rusisë që të përdorin një lidhje VPN për të aksesuar informacione të pavarura nga e gjithë bota, përpara se të shtonte: "Kur të gjeni të vërtetën, shpërndajeni atë".

"Civilët u masakruan - u qëlluan për vdekje me duar të lidhura. Gratë u përdhunuan para fëmijëve të tyre të vegjël," tha ai.

"Trupat e djegur, të hedhur në varre masive, ose thjesht të lënë të shtrirë në rrugë."

Johnson vazhdoi duke thënë se krimet e kryera nga regjimi i Kremlinit "tradhtonin besimin" e çdo nëne ruse që e tundi djalin e saj për t'u bashkuar me ushtrinë dhe ishin "një njollë për nderin e vetë Rusisë".

"Presidenti juaj e di që nëse do të mund të shihnit se çfarë po ndodh, nuk do ta përkrahnit luftën e tij. Ai e di se këto krime tradhtojnë besimin e çdo nëne ruse, e cila me krenari i përshëndet djalit të saj ndërsa ai niset për t'u bashkuar me ushtrinë. Dhe ai e di se ato janë një njollë për nderin e vetë Rusisë."

Duke folur në rusisht, ai shtoi:

"Presidenti juaj akuzohet për krime lufte. Por nuk mund ta besoj se ai po vepron në emrin tuaj.”

Të fundit