Flash News

Bota

Boris Johnson poston gjatë pushimit së takimit me NATO-n: MB do të sigurojë mijëra raketa të tjera për Ukrainën

Boris Johnson poston gjatë pushimit së takimit me NATO-n: MB do

Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë mijëra raketa të tjera për Ukrainën

Boris Johnson ka postuar në Twitter nga NATO këtë drekë, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 6000 raketa të tjera për Ukrainën, në një përpjekje për të mbështetur mbrojtjen e saj.

Qeveria gjithashtu do të financojë Shërbimin Botëror të BBC-së në shumën prej 4.1 milionë funtesh, për të forcuar përpjekjet e saj kur bëhet fjalë për trajtimin e dezinformimit. Ky vendim vjen jo shumë kohë pasi një zëdhënës i Kremlinit e quajti Johnson si "udhëheqësin më aktiv anti-rus".

"Mbretëria e Bashkuat do t'i sigurojë Ukrainës 6000 raketa shtesë, përveç 4000 raketave NLAË dhe Javelin të furnizuara tashmë. Ndihma vdekjeprurëse ushtarake mbrojtëse, duke përfshirë raketat anti-ajrore me shpejtësi të lartë Starstreak, do të ndihmojë ukrainasit të vazhdojnë të mbrohen,"- shkruan ndër të tjera Johnson.

Të fundit