Flash News

Bota

Borrell: Kosova dhe Serbia të shmangin përshkallëzimin e konfliktit

Borrell: Kosova dhe Serbia të shmangin përshkallëzimin e

Shefi për Politikën e Jashtme në BE, Joseph Borrell ka kërkuar që të shmanget përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeminstrin Rama, Borrell i bëri thirrje palëve të gjejnë rrugën e dialogut. Sipas tij, shtete e BE-së e kanë humbur durimin me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi diskutuar për dialogun për paqen në Prishtinë. Dje në Luksemburg kam bërë të qartë që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërfyesin që është vënë në tavolinë.

Kjo situatë kërkon masa në mënyrë të shpejtë, urgjente dhe shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjencë dhe e kanë humbur durimin para kësaj situate që po përkeqësohet gjithmonë e më tepër dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme”, deklaroi ai.

 

Të fundit