
Borrell mbërrin në Kiev për ta ritheksuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka mbërritur në Kievi të shtunën për një vizitë të paralajmëruar më herët, ku do ta ritheksojë mbështetjen evropiane për Ukrainën, teksa Rusia po i vazhdon sulmet nëpër vend.
“Mbështetja e BE-së për Ukrainën ka qenë prioriteti im personal gjatë mandatit tim dhe do të mbetet në krye të agjendës së BE-së”, shkroi Borrell në X.
Ai e tha këtë disa orë pasi ushtria ruse e kreu një sulm tjetër ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, duke dëmtuar ndërtesa dhe shtëpi banimi në Odesa.
Borrelli thuhet të jetë zyrtari më i lartë i BE-së që e viziton Ukrainën prej se Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.
“Mesazhi është i qartë: Evropianët do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën”, tha Borrell për një gazetar të AFP që po e shoqëronte.
“Ne e kemi mbështetur Ukrainën që nga fillimi dhe në këtë vizitë të fundit në Ukrainë përcjell të njëjtin mesazh: Do t'ju mbështesim sa të mundemi”, tha Borrell, i cili pritet të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.
Fitorja e Trumpit në zgjedhje ka ngritur shqetësime në Kiev. Trump kishte thënë gjatë fushatës se ai mund të zgjidhte shpejt pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, madje përpara se të inaugurohej më 20 janar. Trump ka sugjeruar se Kievi duhet të pranojë t’i japë disa territore Moskës në këmbim të paqes, një kusht që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka hedhur poshtë.
“Askush nuk e di saktësisht se çfarë do të bëjë administrata e re”, tha Borrell për AFP, duke theksuar se Joe Biden ka ende dy muaj të mbetur në detyrë si president i SHBA-së.
“Por, ne evropianët duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndërtuar një Evropë më të fortë dhe të bashkuar, dhe një nga manifestimet e të qenit të bashkuar dhe të aftë për të vepruar, është roli ynë në mbështetjen e Ukrainës”, theksoi ai.
Borrell tha se u takon vendeve të BE-së të vendosin “kur dhe si ta rrisin” mbështetjen e tyre, nëse është e nevojshme. Megjithatë, ai shtoi se në një takim të liderëve të BE-së në Budapest më 8 nëntor “shumica e shteteve anëtare po këmbëngulnin në të njëjtën linjë, [për ta] vazhduar mbështetjen për Ukrainën”.
Trupat ukrainase janë të dërrmuara derisa forcat pushtuese ruse bëjnë përparime graduale në lindje. Ndërkohë, sulmet e Rusisë me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës civile po vazhdojnë.
Dronët rusë e sulmuan gjatë natës qytetit port të Ukrainës, Odesa, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur 13 të tjerë, tha të shtunën guvernatori rajonal, Oleh Kiper.
Disa ndërtesa banimi, shtëpi, ndërtesa komerciale dhe dhjetëra vetura private u dëmtuan nga ky sulm rus me dronë, i cili ishte i dyti radhazi në dy ditët e fundit në Odesa, tha Kiper./ REL
Të fundit





Qendër pro*titucioni në Tiranë, procedohen 7 shtetase të huaja, pranga 20-vjeçarit
9 Korrik 2025, 13:24


Edi, jerm
9 Korrik 2025, 13:05
Në kërkim nga Italia, kapet në Durrës trafikanti i drogës (EMRI)
9 Korrik 2025, 12:50
Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë
9 Korrik 2025, 12:44
EMRI/ Gjendet i vdekur në lumin Devoll i moshuari, pistat e hetimit
9 Korrik 2025, 12:24

Ndryshimet klimatike trefishuan vdekjet nga i nxehti në Evropë
9 Korrik 2025, 12:10
Nga terreni në letër, Rama paralajmëron reformë të re për "tokat e xanuna"
9 Korrik 2025, 11:58
Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri
9 Korrik 2025, 11:45

Rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit
9 Korrik 2025, 11:25

Tabaku: Pengesa kryesore për integrimin europian vazhdon të mbetet qeverisja
9 Korrik 2025, 10:59
U gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, 23-vjeçari ka dëmtime në pjesën e fytit
9 Korrik 2025, 10:41


Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik!
9 Korrik 2025, 10:10

Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
9 Korrik 2025, 09:53
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
9 Korrik 2025, 09:42
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
9 Korrik 2025, 09:34
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik 2025, 09:18
DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik 2025, 09:01
“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00
