Flash News

Bota

"Borxhi do rritet në mënyrë të pashmangshme", KE: Shtetet të shmangin detyrimet afatgjata

"Borxhi do rritet në mënyrë të pashmangshme", KE:

Komisioni Europian u kërkoi shteteve anëtare të BE-së, që të shmangin grumbullimin e borxheve të përhershme.

“Nivelet e borxhit do të rriten në mënyrë të pashmangshme për kompanitë, për familjet, por edhe për qeveritë. Por shtetet anëtare duhet t’u përmbahen masave mbështetëse të synuara, të përkohshme, si edhe të shmangin ngarkimin e përhershëm të financave publike”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

Bashkimi Europian pezulloi rregullat e rrepta fiskale për herë të parë në fillim të këtij viti. Sipas KE, projektbuxhetet tregojnë për një mesatare prej gati 6 % të PBB-së dhe një raport borxhi ndaj PBB-së prej rreth 100 % në 2021. 

Të fundit