Flash News

Bota

Bota e sheh sot si ‘pushtues’, Putin u nominua dy herë për Çmimin Nobel në Paqe

Bota e sheh sot si ‘pushtues’, Putin u nominua dy herë për

Presidenti rus Vladimir Putin etiketohet sot si një “pushtues” pas ofensivës dhe luftës që nisi në Ukrainë më 24 shkurt. Bombardimet dhe sulmet me raketa kanë lënë të vrarë qindra persona, përfshirë edhe fëmijë.

Aktet e Putin janë kundërshtuar nga një pjesë e vendeve të Perëndimit, Ballkani, BE-ja, SHBA-të dhe Britania e Madhe. Përkrahja e Ukrainës në mesin e konfliktit që eskaloi në luftë, e cila shkon edhe përtej Atlantikut, duket se është më ‘e fuqishme’ se sa ajo e Vladimir Putinit.

Një aleat i pathyeshëm i tij mbetet Kina. Pekini nuk pranoi ta dënonte Moskën për sulmet vdekjeprurëse mbi Ukrainë, madje në një deklaratë u tha se marrëdhëniet tregtare, diplomatike dhe ekonomike me Rusinë do të vijonin normalisht.

Megjithatë, ai që sot njihet si “pushtuesi”, është nominuar të paktën dy herë për Nobelin në Paqe.

Putin u nominua për Nobelin e Paqes për herë të parë në vitin 2014, vit kur Rusia sapo kishte aneksuar rajonin e Krimesë, në bregdetin verior të Detit të Zi, pjesë e Ukrainës Veriore.

Presidenti rus u nominua për rolin e tij në "shmangien e një sulmi ajror në Siri pas sulmeve me gaz kimik në gusht 2013". Nominimi nuk përmendi rolin e Putinit në vendosjen e mijëra trupave ruse për të marrë me forcë kontrollin e Krimesë së Ukrainës.

Hera e dytë, do të ishte në vitin 2020, kur Vladimir Putin u nominua për Çmimin Nobel në Paqe nga shkrimtari Sergey Komkov.

Lajmi për nominimin erdhi menjëherë pasi një nga kritikët kryesorë të Putinit, lideri i opozitës Alexei Navalny, u lirua nga një spital gjerman pas një tentative të supozuar për vrasje. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi rus në gusht dhe u transportua në Gjermani për trajtim.

Asokohe Kremlini i mohoi akuzat se qëndronte pas helmimit të Nalvany.

Të fundit