Flash News

Bota

Telefonata Trump-Zelenskyy, Shtëpia e Bardhë zbulon çfarë u diskutua

Telefonata Trump-Zelenskyy, Shtëpia e Bardhë zbulon çfarë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka propozuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që infrastruktura energjetike e Ukrainës të vendoset nën pronësinë amerikane për të garantuar sigurinë e saj.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Walz, Trump siguroi Zelenskyn se Shtetet e Bashkuara kanë një ekspertizë të thellë në sektorin e energjisë elektrike dhe shërbimeve komunale, e cila do të ishte veçanërisht e dobishme në menaxhimin e këtyre objekteve.

“Pronësia amerikane e këtyre objekteve mund të sigurojë mbrojtjen më të mirë për këtë infrastrukturë kritike të energjisë,” thuhet se ka thënë Trump, sipas Associated Press.

Propozimi i tij vjen në një kohë të tensionuar, me shqetësime të shtuara për sigurinë e rrjetit energjetik të Ukrainës, e cila vazhdon të përballet me sulme dhe dëmë në infrastrukturë. Aktualisht, vendi mbështetet në ndihmën ndërkombëtare për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të riparuar dëmet e shkaktuara.

Mbetet për t’u parë nëse Kievi do ta pranojë këtë ofertë dhe cilat do të jenë implikimet politike dhe ekonomike të një vendimi të tillë.

Të fundit