Flash News

Bota

Braktisi vendin sapo talebanët hynë në Kabul, ku ndodhet ish-presidenti i Afganistanit?

Braktisi vendin sapo talebanët hynë në Kabul, ku ndodhet

Ish -presidenti afgan u largua nga vendi të Dielën - por nuk është e qartë se ku shkoi apo ku është aktualisht.

Pas marrjes së Kabulit nga talebanët, kishte spekulime se ai kishte udhëtuar në një vend fqinj si Uzbekistani ose Taxhikistani dhe raporte të tjera që ai kishte drejtuar për në Oman, shkruan BBC.

Të mërkurën kishte raporte të pakonfirmuara dhe të paverifikuara se ai ishte parë në Abu Dhabi.

Largimi i Ghanit, president i Afganistanit që nga viti 2014 - mbetet thellësisht i diskutueshëm. Ministrat e qeverisë kanë qenë ndër ata që e kritikuan atë për ikje.

Ghani mbrojti masën, duke thënë në Facebook: "Për të shmangur gjakderdhjen, mendova se do të ishte më mirë të largohesha".

Të fundit