Flash News

Bota

Braverman nuk tërhiqet nga deportimet e emigrantëve në Ruanda: Është i sigurt, marrëveshjet janë të ligjshme

Braverman nuk tërhiqet nga deportimet e emigrantëve në Ruanda:

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman vijon të këmbëngulë se Ruanda është një vend i sigurt për të dërguar emigrantët.

Kjo deklaratë e Braverman vjen pas publikimit të dëshmive të rënda që tregojnë se si u qëlluan për vdekje nga policia britanike 12 refugjatë kongolezë në vitin 2018, raporton BBC. Kur gjatë një interviste për BBC, Braverman u njoh me dëshmitë, mohoi të kishte dijeni për rastin në fjalë.

“Ky mund të jetë 2018, ne po shohim 2023 dhe më tej. Gjykata e Lartë, gjyqtarë të lartë ekspertë, kanë shqyrtuar detajet e marrëveshjes sonë me Ruandën dhe kanë gjetur se është një vend i sigurt dhe kanë gjetur se marrëveshjet tona janë të ligjshme”, tha Braverman në intervistë.

Sipas propozimeve të qeverisë, njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përmes rrugëve të paligjshme mund të dërgohen në Ruandë me një biletë me një drejtim për të kërkuar azil atje.

“Ruanda ka një histori të risistemimit dhe integrimit të suksesshëm të njerëzve që janë refugjatë ose azilkërkues. Legjislacioni i qeverisë parashikonte dispozita që individët të kundërshtonin vendimin për t'i dërguar ata në Ruanda në rastet e rrethanave ekstreme të dëmtimit të paparashikueshëm, serioz dhe të pakthyeshëm”, tha Braverman.

Sekretarja e Brendshme tha se Gjykata e Lartë ka gjetur prova se deportimi i emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, është e sigurt. Megjithatë, Braverman pranoi se qeveria po përballet me një sfidë ligjore mbi deportimin.

Të fundit