Flash News

Bota

Brazilianët i përgjigjen me mitingje pro-demokracisë sulmit nga mbështetësit e Bolsonaros

Brazilianët i përgjigjen me mitingje pro-demokracisë sulmit nga

Vijojnë protestat kundër qeverisë në Brazil. Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbajtur mitingje pro-demokracisë, si përgjigje ndaj sulmit të Kongresit dhe ndërtesave të tjera qeveritare dhe të drejtësisë nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg. Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasília.

Ato erdhën një javë pasi oresidenti Luiz Inácio Lula da Silva u betua pas zgjedhjeve të tetorit. Të hënën në mbrëmje, lideri i ri 77-vjeçar, i njohur gjerësisht si Lula vizitoi ndërtesat e dëmtuara të Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar "aktet terroriste" dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët.

Bolsonaro, 67 vjeç, nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet që u mbajtën në muajin tetor. Autoritetet arrestuan 1200 persona të hënën, përveç 300 të arrestuarve një ditë më parë.

Burimi: BBC

 

 

Të fundit