Flash News

Bota

Breshëri plumbash pranë selisë së SPD-së në Berlin, plagosen katër persona

Breshëri plumbash pranë selisë së SPD-së në
Nga vendi i ngjarjes

Katër persona mbetën të plagosur në orët e para të së shtunës, për shkak të të shtënave me armë zjarri në Berlin.

Mediat gjermane raportojnë se dy persona u gjetën të plagosur para një porte në rrethin Kreuzberg dhe jo shumë larg selisë së partisë SPD.

Pak më vonë policia gjeti një burrë tjetër me një dëmtim në këmbë në Kanalin Landëehr.

Dëshmitarët raportojnë se policia kontrolloi në stacionin nëntokësor Möckernbrücke me elektrik dore. Raportet e mediave se ishin gjithsej katër të plagosur që fillimisht nuk u konfirmuan.

Ende nuk ka tyë dhëna mbi autorët e ngjarjes dhe motivi i krimit nuk mendohet të ketë sfond politik.  

Të fundit