Flash News

Bota

Brigitte Bardot, Diane Keaton, Robert Redford: Legjendat që na lanë në 2025

Brigitte Bardot, Diane Keaton, Robert Redford: Legjendat që na lanë

Viti 2025 do të mbahet mend si një vit i trishtë për artin dhe kulturën botërore, me humbjen e disa prej figurave më emblematike të ekranit dhe skenës muzikore. Për shumë breza, ikja e këtyre legjendave shënoi një fund të një epoke të artit dhe stilit që ata përfaqësonin.

Një nga humbjet më të mëdha ishte ajo e Brigitte Bardot, ikona franceze e kinemasë dhe simbol i emancipimit dhe guximit për të thyer tabu. Bardot ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në Saint-Tropez, larg vëmendjes publike. Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi atë si “një legjendë të shekullit”, duke vlerësuar ndikimin e saj në kulturën dhe stilin e jetës së lirë.

Pak më parë, kinemaja amerikane humbi Diane Keaton, aktoren e njohur për rolet e saj në “Annie Hall”, “The Godfather” dhe “The First Wives Club”. Keaton, 79 vjeçe, la pas një trashëgimi të fuqishme në Hollivud, jo vetëm si aktore, por edhe si ikonë mode.

Në Europë, humbja e Claudia Cardinale solli dhimbje të madhe në botën e filmit. Ylli italian, i njohur për rolin në kryeveprën e Sergio Leone-s “Once Upon a Time in the West”, mbetet një nga figurat më të shquara të kinemasë evropiane.

Ndërsa Hollivudi humbi edhe Robert Redford, aktor, regjisor dhe producent, themelues i Festivalit Sundance, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinematografisë me filma si “Butch Cassidy and the Sundance Kid” dhe “All the President’s Men”.

Vitet e fundit sollën gjithashtu ndarjen nga jeta të Michael Madsen, i njohur për rolet e tij në filmat e Quentin Tarantino-s, dhe të legjendës së muzikës rock, Ozzy Osbourne, vokalist i Black Sabbath dhe figurë ikonë e rock-ut botëror, i cili ndërroi jetë pak javë pas një koncerti lamtumirë në qytetin e tij të lindjes.

Të fundit