Flash News

Bota

Britani e Madhe/ I mori jetën 13 grave të pafajshme, vdes nga COVID-19 vrasësi serial

Britani e Madhe/ I mori jetën 13 grave të pafajshme, vdes nga COVID-19

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjecare, vrasësi serial britanik Peter Sutcliffe, pasi nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.

I njohur me nofkën "Yorkshire Ripper" nga shtypi në Mbretërinë e Bashkuar, Sutcliffe u dënua në 1981 për vrasjen e 13 grave dhe përpjekjen për të vrarë shtatë të tjera gjatë një mbretërimi terrori në Anglinë veriore midis 1975 dhe 1980.

Sipas CNN, ai u rrëfeye në polici në 1981, por më pas vendosi të kundërshtojë akuzat në gjykatë. Gjatë gjyqit të tij në Old Bailey në Londër ai pretendoi se ishte në një mision nga Zoti për të vrarë prostituta.

Sutcliffe lindi në qershor 1946 në Bingley, West Yorkshire. Ai ka punoi si shofer kamioni dhe gërmues varresh. Ai e kreu vrasjen e tij të parë në tetor 1975, më pak se një vit pasi ishte martuar. Viktima ishte 28-vjeçarja Wilma McCann, një nënë e katër fëmijëve dhe punëtore seksi. Ajo u godit me një çekiç dhe më pas vazhdimisht me thikë.

Ai u arrestua në janar 1981 pasi policia ndaloi makinën që ai po ngiste, dhe në makinë me të ishte dhe një punëtore seksi. Detektivët më vonë gjetën një çekiç dhe thikë afër. Në maj 1981 Sutcliffe u burgos për 20 burgime të përjetshme në Old Bailey në Londër, me gjyqtarin që rekomandoi një dënim minimal prej 30 vjetësh.

Një ish-oficer policie i cili ka punuar me këtë rast, Bob Bridgestock, i tha BBC Radio 4 se Sutcliffe "nuk ishte një vrasës shumë inteligjent, ai ishte thjesht brutal", duke shtuar se ai do të "urrehej" shumë kohë pasi ai ishte zhdukur. "Lajmi sot do të sjellë disa kujtime të trishta për damiljet e viktimave, dhe ne duhet të kujtojmë viktimat, jo vrasësin," shtoi ai.

Të fundit