Flash News

Bota

Britania ashpërson masat, Johnson: Kur virusi ndryshon metodën e sulmit, ne duhet të ndryshojmë të mbrojtjes

Britania ashpërson masat, Johnson: Kur virusi ndryshon metodën e
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson

Familjet duhet të anulojnë mbledhjet e tyre të Krishtlindjeve dhe shumica e dyqaneve duhet të mbyllen në Londër dhe në pjesën më të madhe të Anglisë jugore, tha kryeministri Boris Johnson të shtunën, ndërsa njoftoi ashpërsimin e masave ndaj koronavirusit.

Pesë ditë para Krishtlindjeve, Johnson tha se nuk mund të vazhdojmë siç ishte planifikuar. Ai shtoi se britanikët duhet të sakrifikojnë në këto Krishtlindje, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

 "Unë e di se sa emocione kanë njerëzit në këtë periudhë të vitit dhe sa e rëndësishme është për gjyshërit të shohin nipërit e mbesat e tyre. Por kur virusi ndryshon metodën e tij të sulmit, ne duhet të ndryshojmë metodën tonë të mbrojtjes", tha Johnson.

Të fundit