Flash News

Bota

Britania drejt “gjeneratës pa duhan”, ndalohet shitja për të lindurit pas 2009-ës

Britania drejt “gjeneratës pa duhan”, ndalohet shitja për

Një projektligj që synon krijimin e një “gjenerate pa duhan” në Mbretërinë e Bashkuar ka përfunduar të gjitha fazat në parlament. Nisma parashikon ndalimin e blerjes së produkteve të duhanit për të gjithë personat e lindur më 1 janar 2009 ose më pas.

Sipas këtij ligji, kjo kategori nuk do të ketë kurrë të drejtën ligjore për të blerë duhan, në një përpjekje për të reduktuar varësinë dhe për të ulur barrën mbi sistemin shëndetësor publik (NHS).

Projektligji pritet të marrë miratimin mbretëror javën e ardhshme, duke u kthyer zyrtarisht në ligj. Ai u prezantua më 5 nëntor 2024 dhe përfundoi rrugëtimin parlamentar pasi Dhoma e Lordëve miratoi ndryshimet e bëra nga Dhoma e Komunëve.

Autoritetet shpresojnë se me kalimin e viteve, kjo masë do të çojë në zhdukjen graduale të shitjes së duhanit dhe në ndërprerjen e ciklit të varësisë.

Të fundit