Flash News

Bota

Britania drejt partneriteteve të reja në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine; çfarë pritet

Britania drejt partneriteteve të reja në Azi, Afrikë dhe

Britania do të njoftojë nesër se vendi do të shikojë përtej aleatëve "tradicionalë" dhe të zhvillojë partneritete me vendet në zhvillim.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly do të nënvizojë nevojën që Mbretëria e Bashkuar ka për të zhvilluar marrëdhënie më të forta me vendet gjithnjë e më me ndikim në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Fjalimi i parë madhor i Cleverly të hënën do të mbahet pasi kryeministri britanik Rishi Sunak tha se 'epoka e artë' midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës kishte mbaruar, me marrëdhëniet midis tyre tani të bazuara në "pragmatizëm të fortë".

Britania duhet të zhvillojë marrëdhënie me vende gjithnjë e më me ndikim, të cilat do të "formojnë të ardhmen e botës", do të thotë kryediplomati i Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi: Euronews

 

Të fundit