Flash News

Bota

Britania e Madhe bëhet vendi i parë, që miraton përdorimin e pilulave antiCovid

Britania e Madhe bëhet vendi i parë, që miraton përdorimin e

Britania miratoi të enjten përdorimin e pilulës antivirale të Merck për të trajtuar pacientët që vuajnë nga Covid-19 e lehtë deri në mesatare, njoftoi Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, pasi Britania e Madhe është tashmë vendi i parë në botë që miraton një antiviral që mund të merret në shtëpi për Covid-19”, tha ministri i shëndetësisë Sajid Javid.

Antivirali, i quajtur molnupiravir, funksionon duke ulur aftësinë e një virusi për t'u riprodhuar, duke ngadalësuar kështu sëmundjen.

MHRA tha se provat e saj kishin arritur në përfundimin se ishte "i sigurt dhe efektiv në zvogëlimin e rrezikut të shtrimit në spital dhe vdekjes tek njerëzit me COVID-19 të butë deri në mesatar, të cilët janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të sëmundjes së rëndë".

Bazuar në të dhënat e provës klinike, ilaçi është më efektiv kur merret gjatë fazave të hershme të infeksionit dhe MHRA rekomandon që të përdoret brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

Të fundit