Flash News

Bota

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mirëpresin rënien e Asadit, ç'deklaroi Kremlini zyrtar

 Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mirëpresin rënien e Asadit,
Udhëheqësit perëndimorë po e mirëpresin rënien e regjimit të Asadit në Siri.

Presidenti francez Emmanuel Macron postoi në rrjetet sociale: "Shteti barbar ka rënë. Më në fund.

"I bëj nderim popullit sirian, guximit të tij, durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u dërgoj atyre urimet e mia për paqe, liri dhe unitet. Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme. "

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti rënien e Asadit "lajm të mirë" dhe kërkoi një zgjidhje politike për të stabilizuar Sirinë, sipas AFP, shkruan BBC

"Bashar al-Assad shtypi popullin e tij brutalisht. Ai ka jetë të panumërta në ndërgjegjen e tij dhe ka shtyrë shumë njerëz të ikin, shumë prej të cilëve kanë mbërritur në Gjermani," tha Scholz, sipas agjencisë së lajmeve.

Zëvendëskryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Angela Rayner tha se nëse regjimi i Asadit ka rënë, atëherë qeveria "e mirëpret atë lajm".

Sakaq, ministria e Jashtme ruse ka thënë se presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad u largua nga posti i tij dhe vendi pas negociatave me "pjesëmarrësit e tjerë në konfliktin e armatosur" dhe dha udhëzime për një transferim paqësor të pushtetit.

Ajo këmbëngul se Rusia nuk ishte e përfshirë në ato negociata dhe se bazat e saj ushtarake në Siri janë në gatishmëri të lartë, por jo nën kërcënim.

Rusia deklaron se është në kontakt me "të gjitha grupet në opozitën siriane".

Rusia kishte qenë një aleat kyç i Assadit, duke i ofruar më parë ndihmë ushtarake për të qëndruar në pushtet.

Mister vendndodhja e ish-presidentit

Pas renies së qeverisë, vendndodhja e ish-presidentit sirian ngelet mister. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Bashar Al Assad hipi në një "Ilyushin-76" të Forcave Ajrore Siriane, i cili u nis me nxitim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut, u kthye në drejtim të Homsit, humbi lartësinë dhe më pas u zhduk nga radarët

Të fundit