All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

All - Paragraf - 1

Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tre

Britania e Madhe ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të cilët u arrestuan dy ditë më parë në veri nga focrat serbe.

All - Paragraf - 3

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet”, thuhet në një njoftim të qeverisë britanike.

Qeveria britanike gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë “të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Kosova pretendon se Serbia i ka rrëmbyer efektivët të cilët ishin duke patrulluar në territorin e saj. Sipas autoriteteve kosovare, tre efektivët janë rrëmbyer në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Nga ana tjetër, Beogradideklaron se nuk bëhet fjalë për rrëmbim, por për arrestim të policëve në territorin serb. Deri tani Serbia nuk ka dhënë asnjë informacion për gjendjen e tre policëve.

Të fundit