Flash News

Bota

Britania e Madhe mbyll vaksinimin më 6 maj, pas kësaj dite nis kthimi në normalitet

Britania e Madhe mbyll vaksinimin më 6 maj, pas kësaj dite nis kthimi

Qeveria britanike ka njoftuar se procesi i vaksinimit të popullatës pritet të përfundojë para datës  6 maj, datë që gjithashtu përkon me mbajtjen e zgjedhjeve në Britani.

Ekspertët kanë bërë me dije ditën e sotme se vaksinimi i moshave të rrezikuara po përfundon, ndërsa Boris Johnson po përgatit rrugën dejt lirisë.

Zyra e Kabinetit zbuloi “surprizën”, pasi konfirmoi se zgjedhjet në Angli do të zhvillohen në atë datë, shkruan Daily Mail.

Ministri i vaksinave, Nadhim Zahawi, në mënyrë të përsëritur refuzoi të jepte një afat kohor për përfundimin e fazës së parë të shpërndarjes.

Por qeveria tha sot: 'Programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar është planifikuar të ketë vaksinuar  nëntë grupet prioritare deri në maj, që do të thotë që qeveria mund të angazhohet të vazhdojë me këto sondazhe dhe të ruajë besimin tek votuesit'.

Sidoqoftë, lajmi ka të ngjarë të nxisë presionin nga konservatoret për të shpejtuar lehtësimin e bllokimit. Kreu i Grupit të Rimëkëmbjes Covid ka bërë thirrje që kufizimet të hiqen krejtësisht pasi të gjithë moshave mbi 50 vjeç t’iu jenë ofruar doza.

Ndërsa optimizmi rritet për programin e vaksinimit, kryeministri po përgatitet të rikthejë shëtitjet në natyrë dhe sportin pasi fëmijët të kthehen në shkollë nga 8 marsi, me shpresat e një 'kthimi të shpejtë në normalitet' në prill dhe maj.

Një burim i Whitehall tha: 'Nëse programi i vaksinave shkon ashtu siç mendojmë se do të shkojë, atëherë ju do të filloni të shihni një kthim të shpejtë në normalitet në prill dhe maj.'

Projekti i kryeministrit - që do të zbulohet zyrtarisht më 22 shkurt - do të përcaktojë gjithashtu datat për dyqanet dhe pubet jo-thelbësore, të cilat janë mbyllur që kur bllokimi i tretë kombëtar hyri në fuqi në janar, për t'u rihapur përfundimisht.

Të fundit