Flash News

Bota

Britania e Madhe në ankth për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth

Britania e Madhe në ankth për gjendjen shëndetësore të

Mbretëresha e Anglisë është nën mbikëqyrje mjekësore në Balmoral pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj, tha Buckingham Palace.

Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës po mblidhen ose po udhëtojnë për në pronën e saj skoceze pranë Aberdeen.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në një deklaratë.

Është shumë e pazakontë që Buckingham Palace të japë një deklaratë të tillë - zakonisht nuk është i gatshëm të japë një koment mbi çështjet mjekësore të mbretwreshws 96-vjeçare, të cilat shihen si private, shkruan BBC.

Djali i saj, Princi Charles, është në Balmoral me gruan e tij, Camilla, dukeshën e Cornwall.

Nipi i saj, Duka i Kembrixhit, djemtë e tjerë, Duka i Jorkut dhe Konti i Wessex, dhe gruaja e tij Sophie, kontesha e Wessex, mbërritën në aeroportin e Aberdeen pak para orës 16:00 BST.

Ata po udhëtojnë për në pronën skoceze të Mbretëreshës, rreth 40 milje (64 km) në perëndim të Aberdeen.

Vajza e saj, Princesha Anne, ishte tashmë ndodhet në Balmoral.

Dukesha e Kembrixhit ka qëndruar në Windsor me fëmijët e saj ditën e parë të plotë në shkollë.

Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët do të merrnin pjesë në një ngjarje bamirësie në Londër, po udhëtojnë gjithashtu në Balmoral, tha një zëdhënëse.

Të fundit