Flash News

Bota

Britania i jep sot lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth II

Britania i jep sot lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth II

Britania dhe bota do t’i japë sot lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth II. Deri në 1 milionë njerëz do të marrin pjesë në ceremoninë mortore, mes tyre mbretër, lider shtetëore nga e gjithë bota dhe qytetarë.

Elizabeth II ishte monarkja më jetëgjatë, e cila qëndroi në fron për 70 vite. Dy ditë para vdekjes së saj më 8 shtator në Balmoral, mbretëresha emëroi kryeministren e saj të fundit, Liz Truss.

Funerali i saj do të transmetohet drejtpërdrejt në mbi 200 vende dhe territore në mbarë botën dhe do të shfaqet në hapësirat publike në të gjithë vendin.

Oficerët e policisë nga i gjithë vendi do të jenë në detyrë si pjesë e operacionit më të madh policor njëditor në historinë e Londrës.

Në orën 10:44, kortezhi do të niset nga Salla e Ëestminsterit në Ëestminster Abbey. Më pas do të mbahen dy minuta zi kombëtare.

Në orën 13:00, arkivoli i saj do të dërgohet në Ëindsor përgjatë një rruge që pritet të jetë e tejmbushur me njerëz, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit mbretëreshës.

Ndërsa në orën 16:00 do të zhvillohet një shërbesë në përkujtim të mbretëreshës dhe në fund, në orën 19:30, familja mbretërore do të kthehet në kishë, ku do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë në një ceremoni private.

Të fundit