Flash News

Bota

Britania jep sinjal për një variant të ri të Covid-19, identifikohen 16 raste

Britania jep sinjal për një variant të ri të Covid-19,

Britania e Madhe ka dhënë sinjal për një mutacion të ri të koronavirusit. Mostra nga versioni i njohur si "B.1.621" janë hetuar disa javë më parë nga ekspertët e shëndetësisë.

Sipas gazetës britanike, ekspertët e Shëndetit Publik kanë theksuar se aktualisht nuk ka asnjë provë që dëshmon se varianti i mund të jetë transmetuar brenda popullsisë britanike.

Gjithashtu autoritetet thonë se nuk ka "asnjë provë për të kuptuar më mirë natyrën e mutacionit të ri të virusit ose nëse i bën vaksinat të reagojnë me efektivitet apo jo".

Ndërkohë testet po vijojnë për të njohur më mirë natyrën e mutacioneve dhe kontaktet e atyre që konfirmohet se janë infektuar me variantin, të cilat po gjurmohen nga zyrtarët shëndetësorë.

Disa ekzemplarë të variantit të ri kanë mutacionin K417N, një ndryshim i cili është zbuluar në disa raste "Delta" dhe të cilin shkencëtarët e kanë vëzhguar nga afër. Ka pasur 325 raste të konfirmuara në Kolumbi, 264 në SH.B.A., 196 në Spanjë dhe 122 në Meksikë.

Varianti tashmë duket se është përhapur shumë larg, me vendet që raportojnë një numër më të ulët të infeksioneve në të gjithë Evropën, Amerikën e Jugut dhe Azinë.

Mutacioni i ri është parë në tre rajone të Mbretërisë së Bashkuar, ku 10 ishin në Londër, kryesisht midis 20-29-vjeçarëve dhe tre prej rasteve kishin lidhje udhëtimi me një vend në të cilin qarkullon ky mutacion.

Vetëm dy nga 16 infeksione përfshijnë njerëz që kishin dozën e dytë të vaksinës jo më shumë se 14 ditë më parë, teksa nuk është regjistruar asnjë vdekje që shkaktohet nga virusi.

Të fundit