Flash News

Bota

Britania kërkon punonjës, do të lëshojë mbi 10 mijë viza të përkohshme

Britania kërkon punonjës, do të lëshojë mbi 10

Britania do të lëshojë deri në 10,500 viza pune të përkohshme për shoferët e kamionëve për të lehtësuar mungesat kronike të stafit, njoftoi qeveria në një kthesë në politikën e emigracionit pas Brexit, raportojnë mediat e huaja.

Vizat afatshkurtra, të vlefshme nga muaji tjetër deri në fund të dhjetorit. Mungesa e shoferëve të cisternave ka shkaktuar radhë të mëdha në stacionet e benzinës ditët e fundit.

Vendimi për të zgjeruar skemën e vizave të punonjësve është një përmbysje nga kryeministri Boris Johnson, qeveria e të cilit kishte forcuar rregullat e emigracionit pas Brexit, duke këmbëngulur se mbështetja e Britanisë në fuqinë e huaj duhet të marrë fund.

Ajo i kishte rezistuar lëvizjes për muaj, pavarësisht nga mungesa e vlerësuar e rreth 100,000 shoferëve të mjeteve të rënda dhe paralajmërimeve nga sektorë të ndryshëm se furnizimet do të mbaronin.

Të fundit