Flash News

Bota

Britania nuk heq dorë nga izolimi total, hapja graduale nis në maj

Britania nuk heq dorë nga izolimi total, hapja graduale nis në maj

Qeveria britanike po përgatit një udhërrëfyes për të dalë nga bllokimi i vendosur për të luftuar përhapjen e Covid-19. Sipas gazetës Daily Mail, në maj do të rihapenj pub-et dhe restorantet, ndërsa turizmi i brendshëm në korrik.

Plani që diskutohet nga ministrat dhe udhëheqësit e industrisë do të lejojë që kufizimet të lehtësohen vetëm në intervale katër-javore. Qasja graduale do të thotë që tregtarët do të duhet të presin të paktën Pashkët - në fillim të Prillit - për një rinisje të kufizuar.

Sporte të tilla si golfi dhe tenisi mund të rifillojnë. Pubet, baret dhe restorantet do të duhet të presin deri në fillim të majit sipas planeve, me një maksimum prej dy familjeve të lejuara të ulen së bashku brenda në mjediset e jashtme.

Kryeministri Johnson planifikon të dërgojë pajisje testimi në miliona shtëpi dhe biznese ndërsa bllokimi do fillojë të lehtësohet. Ministrat nuk do të marrin një vendim përfundimtar për ecurinë e epidemisë deri në këtë fundjavë kur të paraqiten të dhënat e fundit mbi përhapjen e virusit.

Të fundit