All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Britania: Rusia kontrollon pjesën më të madhe të qytetit të minierës së kripës, pse është i rëndësishëm Soledar

All - Paragraf - 1

Britania: Rusia kontrollon pjesën më të madhe të qytetit

Rusia "ka gjasa" të kontrollojë përfundimisht pjesën më të madhe të qytetit të minierës së kripës, Soledar, pas një beteje disamujore me forcat ukrainase, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

All - Paragraf - 3

Trupat ruse dhe grupi mercenar Wagner kanë bërë përparime në katër ditët e fundit, thotë Britania e Madhe.

Soledar është afër Bakhmutit, ku edhe Ukraina është përfshirë në një betejë të përgjakshme. Presidenti Zelensky tha se “e gjithë toka afër Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve”.

Soledar - i cili kishte një popullsi prej rreth 10,000 para luftës - mund të shihet kryesisht si një gur hapi drejt kapjes së Bakhmutit dhe vlera e tij strategjike është e diskutueshme.

Por një zyrtar amerikan tha javën e kaluar se Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Wagner Group, dëshiron kontrollin e minierave të mëdha të kripës dhe gipsit në zonë.

Mbretëria e Bashkuar u shpreh se një pjesë e luftimeve ishte fokusuar në hyrjet në tunelet e papërdorura 200 km të gjatë dhe se si Rusia dhe Ukraina "ka të ngjarë të shqetësohen se ato mund të përdoren për infiltrim pas linjave të tyre".

Ndërkohë, një zyrtar i lartë ushtarak nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha të hënën se kishte një "pjesë të mirë" të Soledar në duart ruse.

Luftimet rreth Bakhmutit kanë vazhduar prej muajsh dhe zyrtari amerikan i përshkroi si "të egra".

Burimi: BBC

 

 

Të fundit