Flash News

Bota

"Bucha nuk është mizoria e vetme", eksperti britanik paralajmëron të tjera vrasje masive nga rusët

"Bucha nuk është mizoria e vetme", eksperti britanik

Të paktën 410 trupa janë gjetur të pajetë në rrugët e qytetit Bucha jashtë Kievit, të vrarë nga forcat ruse ndërsa zona është nën kontrollin e çeçenëve.

BBC raporton se Jack Watling nga grupi i ekspertëve të mbrojtjes dhe sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, foli për mizori të njëjta si ajo e Bucha, të cilat janë përhapur edhe në qytete të tjera të Ukrainës, pikërisht në zonat e mbrojtura nga Rusia.

"Kjo nuk është një mizori e vetme. Kjo është shumë mënyra se si rusët kryejnë luftë antipartizane. Unë mendoj se në ato zona ku rusët kanë pushtuar territorin, ne do të zbulojmë një numër të konsiderueshëm aktesh si ky. Qëllimi i atyre mizorive do të jetë i njëjti, që është të hakmerren kundër popullatës për guximin për të rezistuar. Unë mendoj se kjo do të jetë shumë e përhapur ", thotë Jack.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për një "masakër të qëllimshme" në Bucha pasi gazetarët gjetën të paktën 20 trupa të shpërndarë në rrugë. Rusia i quan këto pretendime lufte propagandë.

Të fundit