Flash News

Bota

"Bukë, punë dhe liri"/ Talebanët shpërndajnë me dhunë protestën e rrallë të grave në Kabul

"Bukë, punë dhe liri"/ Talebanët shpërndajnë

Talebanët kanë dhunuar gratë, të cilat dolën në një tubim të rrallë në kryeqytetin afgan, disa ditë përpara përvjetorit të parë të kthimit në pushtet të islamistëve të linjës së ashpër.

Që nga marrja e kontrollit më 15 gusht të vitit të kaluar, talebanët i kanë shfuqizuar të drejtat që gratë kishin përfituar gjatë dy dekadave të ndërhyrjes së SHBA-së në Afganistan.

Dhjetëra gra marshuan përpara ndërtesës së ministrisë së arsimit në Kabul me thirrjet "bukë, punë dhe liri". Talebanët i shpërndanë duke i larguar me forcë dhe qëlluar në ajër me armë.

Protestueset mbanin një pankartë ku shkruhej "15 gushti është një ditë e zezë", ndërsa kërkonin të drejta për punë dhe pjesëmarrje politike.

"Drejtësia, drejtësia. Jemi ngopur me injorancën," brohoritën ato, shumë prej të cilëve nuk mbanin mbulesë.

Burimi: France 24

 

Të fundit