Flash News

Bota

Bullgarët shkojnë sot drejt kutive të votimit, zgjedhjet e dyta brenda tre muajve

Bullgarët shkojnë sot drejt kutive të votimit, zgjedhjet e dyta

Në Bullgari sot mbahen zgjedhjet e dyta parlamentare brenda tre muaj, duke shpresuar se partitë politike këtë herë mund të bien dakord për një koalicion të qëndrueshëm qeveritar.

Procesi i votimit ka nisur në 07.00 dhe do të zgjasë deri në orën 20.00. Pas gati 10 vite në pushtet, partia konservatore e kryeministrit Bojko Borisov doli e para në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në prill, me 26 përqind të votave.

Ai është dëmtuar rëndë pas protestave kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një sërë sanksionesh kundër oligarkëve bullgarë të cilët, sipas kritikëve të Borisov, ishin të favorizuar gjatë kohës që ai drejtonte shtetin anëtar më të varfër të BE-së.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të organizatës ndërkombëtare Transparency International për vitin 2020, Bullgaria ka dalë e 69-ta, bashkë me Rumaninë dhe Hungarinë - si tre vendet me rezultatet më të dobëta në BE.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit