Flash News

Bota

CDC: Karantina 14-ditore e koronavirusit mund të shkurtohet, rastet kur ndodh

CDC: Karantina 14-ditore e koronavirusit mund të shkurtohet, rastet kur
Foto ilustuese, marrë nga "CNBC"

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thotë se periudha e karantinës mund të jetë më e shkurtër se 14 ditë, për disa pret të infektuarëve me Covid-19.

CDC vazhdon të rekomandojë karantimin për 14 ditë si mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19, tha Dr Henry Walke, megjithatë ai shtoi se ekzistojnë “dy periudha alternative të pranueshme” të karantinës.

Walke tha se karantina mund të përfundojë pas 10 ditësh pa një test Covid-19 nëse personi nuk raporton asnjë simptomë, ose pas shtatë ditësh me një rezultat negativ të testit nëse personi nuk ka raportuar asnjë simptomë.

Njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit duhet të jenë të vëmendshëm për simptoma për 14 ditë, veçanërisht nëse përfundojnë karantinën më herët, tha Walke.

Të fundit