Flash News

Bota

CDC: Mbi 99.99% e amerikanëve të vaksinuar nuk kanë pasur simptoma të rënda apo humbje jete nga Covid-19

CDC: Mbi 99.99% e amerikanëve të vaksinuar nuk kanë pasur

Më shumë se 99.99% e njerëzve që janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 nuk kanë pasur një rast të sëmundjes si shtrimi në spital apo të ndërrojnë jetë, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton CNN.

Që nga 2 gushti, më shumë se 164 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara u vaksinuan plotësisht kundër Covid-19, sipas CDC. Më pak se 0.001% e atyre individëve ndërruan jetë dhe më pak se 0.005% u shtruan në spital me Covid-19.

Duke nisur nga maji, CDC është fokusuar në hetimin e rasteve të shtrimeve në spitale ose jetëve të humbura në mesin e atyre që janë vaksinuar plotësisht.

Sipas CDC, këto të dhëna mbështeten në "raportimin pasiv dhe vullnetar" dhe janë një "fotografi" për të "ndihmuar në identifikimin e modeleve dhe për të kërkuar sinjale midis rasteve të përparimit të vaksinave".

Të fundit